Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme iu janë bashkuar reagimeve për aksidentin në Kroaci ku humbën jetën 10 shqiptarë të Kosovës.
Ruçi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e jetëve dhe iu uron shërim të shpejtë të lënduarve. Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe, shkruan Ruçi.
Ndërkohë reagimi i Ministres Xhaçka: Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.