Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 152 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.
AKU bën të ditur se, “gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 34 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë rinovimi të librezës shëndetësore të personelit, për rinovim të analizës bakteriologjike të ujit, tejkalimit të afatit të planit DDD”.
Sipas AKU-së, “janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore”.
“Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 9 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Ndërsa janë asgjësuan me kërkesë të vetë subjektit 7.02 tonë produkte ushqimore ”, thekson AKU.