Ambasada e SHBA ka publikuar pamje nga stërvitja Defender Europe 2021. Në një status në faqen e saj zyrtare ajo shkruan se pse kjo stërvitje ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të stërvitemi së bashku dhe të qëndrojmë krah për krah gjithmonë.
“Gjatë muajve maj dhe qershor, Shqipëria mikpriti aspekte të rëndësishme të Defender Europe 2021, stërvitja vjetore shumëkombëshe e përbashkët e në shkallë të gjerë, e krijuar për të forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve partnere.
Më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende zhvilluan pothuajse në të njëjtën kohë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi e në më shumë se një dyzinë vendesh nga Balltiku në Ballkan dhe Rajonin e Detit të Zi. Shihni disa momente kulmore nga stërvitja! Edhe pse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë #KrahPerKrah, gjithmonë”, shkruan ambasada.