Nga Plator Nesturi

PD ka nisur analizën e saj për zgjedhjet e 35 prillit. Kështu raportohet nga media ndërkohë që mësohet se në datën 10 korrik këto dosje do të raportohen në Kryesinë e selisë blu, në trajtën e dosjeve sipas secilit rajon. Kështu u deshën tre muaj nga zhvillimi I zgjedhjeve parlamentare që opozita të bëjë një analizë të thelluar të humbjes së saj. Gjithësesi, sipas burimeve për çka ndodh në korridoret e PD, vështirë se për shkakun e humbjes do të evidentohet ndonjë e metë nga lidershipi aktual, gjë që dëshmon se është I njëjti refren kënge që përsëritet sa herë që kreu i PD është në hall për të shmangur çdo përgjegjësi e për të mos dhënë dorëheqjen. Dhe kjo formulë analize duket se është shndërruar në formën e vetme që duhet të ndjekin organet e PD për analizën e gjithshkaje ka ndodhur për humbejn e rradhës. Në procesverbalet e analizave sipas qarqeve numërohen një sërë arësyeshm, që nga patronazhistët, bandat kriminale dhe përdorimi i administratës shtetërore që kanë sje masakrën zgjedhore e që sipas kësaj logjike rezultati është i deformuar. Deri këtu pra, fajin e ka kundërshtari.

Por nuk mjaftohet me kaq. Fajin e humbjes e kanë dhe aleatët, të cilërt nuk dhanë aq kontribut dhe vota për besimin që iu dha PD kur u hapi listat me kandidatë për deputetë. Madje fajtor për demokratët mbetet dhe LSI që pati besim të tepruar tek vetja dhe nuk bashkëpunoi në zona të veçanta si në Gjirokastër për të maksimalizuar arritjen e numrit të deputetëve fitues. E vetmja e metë që PD i gjen vetes është fakti se fushatën elektorale e nisi me vonesë, si nga drejtuesit politikë ashtu dhe nga kandidatët për deputetë. Nisur nga sa më sipër duket se analiza që PD i lejon vetes, qoftë edhe pas tre muaj të humbjes, merr në shqyrtim veç të tjerët, duke nisur nga PS, tek aleatët në listë dhe deri tek LSI. Po kurrsesi nuk mund të marrë në analizë veten e saj, dhe aq më pak të gjejë të meta tek liderët e sja që kanë kontribuar në humbjen rradhës. Nëse kjo do të bëhej mjafton të merren në analizë votat që ka arritur të marrë në çdo qark, e të lexojë në këtë mënyrë votën popullore, sesa të vijohet pafundësisht me justifikimin se për “humbjen fajin e kanë të tjerët”.