Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Pokurorisë së Posaçme. Abcnews.al mëson se Tushe është arrestuar pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

FNSH dhe RENEA kanë nisur sot aksionin masiv në Lushnje, ku janë arrestuar 11 persona, në mesin e të cilëve është edhe kryebashkiaku. Forca të shumta kanë zbarkuar në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në bashkinë e qytetit. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tenderë.

Aksioni është ende në zhvillim dhe nuk bëhen të ditura më shumë detaje. Ndërkohë pritet njoftimi i SPAK në lidhje me urdhër-arrestet e firmosura për nëpunës publikë deri te kreu i Bashkisë Fatos Tushe.