Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas takimit në Kryesinë e Kuvendit me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se do të rritet dhe forcohet bashkëpunimi i eksperiencave mes dy vendeve, ndërsa në fund të muajit korrik do të hapet një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi.

“Të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin e eksperiencave sepse kemi shumë cështje që ngjajnë. Në Shqipëri kemi probleme me reformën zgjedhore dhe kështu ndodh edhe në Malin e Zi e rëndësishme është që qoftë Shqipëria, qoftë Mali i Zi kanë një kontribut cilësor dhe të ketë bashkëpunim mes vendeve tona. Deri në fund të këtij muaji do të kemi një pikë tjetër kufitare me Malin e Zi. Kjo tregon rritjen e intensitetit mes dy vendeve tona dhe kjo tregon një proces integrimi në marrëdhënien në Ballkanin Perëndimor”, tha Balla.