Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Ai është takuar krerët e lartë të politikës, Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë takim shumë të frytshëm e që kanë rënë dakord në çdo pikë.

“Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, tha Rama.