Vendet e Vishegradit, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia përshëndesin krijimin e Ballkanit të Hapur, sipas një deklarate për shtyp, të bërë dje nga ministrat e Jashtëm respektivë të këtyre vendeve.
Ne besojmë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, thuhet në deklaratë.
Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE -së, theksohet në të.
Kjo deklaratë është nënshkruar nga ministrat e Jashtëm hungarez, Peter Szijjártó, çek, Jakub Kulhanek, sllovak, Ivan Korcok dhe ai polak, Zbigniew Rau.