Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për parandalimin dhe mbrojtjen e kartëmonedhave euro nga falsifikimi. Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në territorin e vendit tonë. Marrëveshja standardizon informacionin teknik ne funksion te përforcimit të kapacitete teknike për monitorimin dhe parandalimin e falsifikimit te kartëmonedhave euro në Shqipëri.

Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane do të mundësojë informacione me specifikime e të dhëna të përfituara nga analiza teknike të kartëmonedhave euro të falsifikuara, të zbuluara në Evropë dhe jo vetëm. Guvernatori Sejko vlerëson se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm për intensifikimin e shkëmbimit të informacionit, opinioneve dhe ekspertizës në fushën e falsifikimit të euros.