Bayern Munich i ka blinduar katër futbollistë adoleshentë me të ardhme të ndritur. Gjiganti gjerman Bayern Munich ua ka vazhduar marrëveshjet katër futbollistëve të rinj të talentuar.

Kontratat e Eyup Aydin 17-vjeçar, Mike Eberhart 16-vjeçar, Aleksandar Pavlovic 17-vjeçar dhe Roman Reinelt 18-vjeçar, u zgjatën deri në verën e vitit 2023. Reinelt është dërguar menjëherë në huazim te klubi i kategorisë më të ulët të futbollit gjerman SSV Ulm për sezonin 2021/22.