Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar në lidhje me publikimin e raportit përfundimitar të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. BE thotë se prill, raporti përfundimtar konfirmoi se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, duke rrezuar kreun e PD LUlzim Basha qe pretendon se eshte krye masaker zgjedhore. Në reagimin e saj BE inkurajon parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të adresuar çështjet si dhe rekomandimet nga OSBEm si çështje prioritare në legjislaturën e ardhshme dhe për të përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Reagimi i plotë: Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara. Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme. Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.