Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një koncert në Filadelfia me rastin e 4 korrikut, Festës së Pavarësisë së SHBA. Por ajo është përballur me një situatë të frikshme gjatë fluturimit. Ajo ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre. Sipas saj, së bashku me pasagjerët e tjerë ajo ka qëndruar për dy orë në pritje.
Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë, shkruan Bebe në një postim. Si përfundim avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera e tij u thye sipas Bebe Rexhës.