Në Belgjikë, ku shkalla e personave të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 tejkalon 70 për qind, qeveria ka lehtësuar më tej masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Masat përfshijnë heqjen e kufirit të numrit maksimal të klientëve nëpër dyqane dhe qendra tregtare dhe, gjithashtu, lehtësimin e kufiyimeve për ngjarjet kulturore, shfaqjet ose ngjarjet sportive. Është vendosur që hapësirat e mbyllura me kapacitet deri në 3 000 persona të funksionojnë me kapacitet të plotë, por theksohet se kjo duhet të realizohet duke ndjekur rregullat e mbajtjes së maskës dhe distancës.
Nga ana tjetër, ngjarjet që do të mbahen në hapësira të hapura mund të pranojnë deri në 5 000 pjesëmarrës. Pas fushatës së vaksinimit në Belgjikë, ku më shumë se 70 për qind e të rriturve janë vaksinuar, numri i viktimave nga COVID-19 ka rënë në mënyrë drastike. Qeveria belge filloi me lehtësimin e kufizimeve në fillim të qershorit.