Zv/kryeministri Erion Braçe ka përsëritur apelin për marrjen e vaksinës. Në një status në rrjetet sociale, Braçe shkruan se duhet patjetër t’i përgjigjemi rritjes së rasteve me rritje të vaksinimeve, duke theksuar se virusi mund të merret kudo dhe kurdo nëse nuk je i mbrojtur.
“Vaksinohu tani! Sot- deri tani në Divjakë arritëm në 118 vaksinime, në Lushnje arritëm në 307 vaksinime. Shumë mirë e në rritje nga dje.
Por pak sërish. Ndërkohë që dita shënoi rritje të infektimeve, duhet patjetër t’i përgjigjemi shpejt me rritje të vaksinimeve.Mos e neglizho! Mund të infektohesh kudo dhe kurdo nëse nuk je vaksinuar! Virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve”, shkruan Braçe.