Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se nga 1 qershori deri më 11 korrik janë konfirmuar 11 raste me variantin Delta në vendin tonë.
“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para.
Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, kavaja 2 raste, tirana 2 raste, kavaja 2 raste… 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj në Report TV.
Më tëj, Brataj shtoi se do të kemi rritje të rasteve pas shfaqjes së variantit Delta.
“Do të ketë një rritje të lehtë të rasteve, ka një ngarkesë virale më të lartë se alfa që ka qenë dominant deri në këtë moment, sigurisht dihej se do të kishte dhe do të ketë rritje akoma. Njerëzit me forma të lehta nuk kërkojnë tampon sepse thonë do izolohem, kjo është papërgjegjshmëri sepse e mira është të izolohesh.
Është e domosdoshme distanca dhe përdorja e maskës në ambiente të mbyllura. Do të ketë përhapje më të madhe në shtator, në këtë moment është konstante. Thjesht duhet të kenë kujdes sepse derisa virusi është mes nesh pandemia ska mbaruar.
Kurse sa i përket masave asgjë nuk përjashtohet, do të jenë në varësi të situates. Masat do të varen nga situata por nuk do jemi në skenarin që ishim”, shtoi kreu i Urgjencës Kombëtare.