Britania do të lejojë personat e vaksinuar plotësisht nga vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të vizitojnë vendin. Lajmi pritet të konfirmohet nesër nga kryeministri Boris Johnson.
Ministrat e MB nxitën Johnson të merrte vendimin, duke argumentuar se personat e vaksinuar me të dyja dozat nuk paraqisnin rrezikshmëri për vendin. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 5,745,526 raste dhe 129,303 vi ktima që nga fillimi i pandemisë.