Kompania japoneze e automjeteve “Toyota Motor” ka shitur 5,47 milionë automjete në nivel global në gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Në deklaratën nga “Toyota” u publikuan të dhënat e kompanisë për periudhën janar-qershor të këtij viti. Në deklaratë thuhet se efektet negative të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe problemit të furnizimit me çipa gjysmëpërçues ulën shitjet globale të automjeteve të kompanisë.
Sipas deklaratës së “Toyota Motor”, përfshirë miniautomjetin ”Daihatsu” dhe segmentin e kamionëve ”Hino”, rriti shitjet e saj globale në gjysmën e parë të 2021 me 31,3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Prodhuesi japonez tejkaloi kompaninë gjermane “Volkswagen AG” e cila shiti 4 978 200 automjete në të njëjtën periudhë, duke ruajtur titullin e “prodhuesit më të shitur të automjeteve në botë”. Ai shiti 5 467 218 njësi.