Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë. Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19. Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Korrik 2021) Raste të reja ditore 30 Të shëruar në 24 orë 8 Të shtruar në spitale 17 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 3316 Testime totale 889,044 Raste pozitive 132,952 Raste të shëruara 130,174 Raste Aktive 321 Humbje jete 2,457 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 115 Elbasan 45 Kukës 32 Lezhë 32 Vlorë 28 Fier 16 Durrës 16 Shkodër 15 Korçë 10 Berat 8 Gjirokastër 4