Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3036 testime, 5 të shëruar dhe 8 raste të reja në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3036 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 8 qytetarë: Nga 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë. Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Korrik 2021) Raste të reja ditore 8 Të shëruar në 24 orë 5 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3036 Testime totale 815,335 Raste pozitive 132,534 Raste të shëruara 130,023 Raste Aktive 55 Humbje jete 2,456 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21 Shkodër 12 Elbasan 6 Durrës 5 Vlorë 5 Lezhë 2 Korçë 2 Berat 1 Fier 1