Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin. Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (19 Korrik 2021) Raste të reja ditore 11 Të shëruar në 24 orë 7 Të shtruar në spitale 6 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3439
Testime totale 859,432 Raste pozitive 132,697 Raste të shëruara 130,081 Raste Aktive 160 Humbje jete 2,456 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 65 Vlorë 17 Elbasan 17 Fier 14 Durrës 13 Shkodër 12 Lezhë 10 Korçë 6 Kukës 5 Gjirokastër 1