Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.
Në njoftim thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.127 raste të reja. Nga krahu tjetër, numri i viktimave nga virusi ka qenë vetëm 3, duke e dërguar këtë numër, që prej fillimit të pandemisë në 127.867 persona.
Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet përtej Adriatikut, ndodhen aktualisht 156 pacientë.
Përkundrejt rasteve në rënie dhe numrit të pakët të fataliteteve, Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka apeluar qytetarët, që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit.