Shqipëria ka arritur në shifrën e 1 milionë vaksinimeve deri më tani. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje në rrjete sociale.
Kujtojmë që procesi i vaksinimit në vend, nën moton “Shqipëria Buzëqesh”, ka nisur që në fillim të janarit. Personat e parë që u vaksinuan ishin punonjësit e personelit mjekësor, për të vijuar më pas me mësuesit, pedagogët, të moshuarit e azileve, të moshuarit plus 85.
Me kalimin e muajve grupmosha vijoi duke u ulur, duke arritur në kategorinë që jemi sot, në ato mbi 40. Aktualisht në vend, po përdoren katër lloje vaksinash, ku mund të përmendim Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Spuntnik V.
Shqipëria, nëpërmjet kryeministrit Rama, ka njoftuar që dhe vendi ynë, shpejt mund të ketë një filial të vaksinës Sinovac. Ndërtimi i kësaj fabrike në vendin tonë, sipas kryeministrit, është një hap strategjik për të ardhmen.