Kroacia i ka dhuruar Shqipërisë 20 mijë doza vaksinash Astra Zeneca. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja thekson se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total 1,699,410 vaksina antiCOVID.
“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate. Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan ministrja.