Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Miqësisë bëri thirrje sot që nxisim vlerat më të mira të shoqërisë.
Duke uruar gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë, Kushi u shpreh se, përmes miqësisë kapërcehen më lehtë sfidat dhe krizat, luftohen më lehtë dhuna dhe abuzimet, stimulohet paqja, zhvillimi dhe harmonia mes njerëzve dhe popujve”.
“Prandaj, le të nxisim vlerat më të mira të shoqërisë, të mbrojmë frymën e solidaritetit njerëzor dhe respektin për kulturat e ndryshme!”, tha Kushi.
Çdo 30 Korrik, në “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, ne të gjithë ndalemi për të vlerësuar dhe për të qenë mirënjohës për ato marrëdhëniet ndërnjerëzore, të cilat promovojnë dhe inkurajojnë paqen, lumturinë dhe unitetin në mbarë botën.
Para se Kombet e Bashkuara të deklaronin 30 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, “Dita Botërore e Miqësisë” u propozua për herë të parë në vitin 1958 nga “Kryqëzata Botërore e Miqësisë”, e cila është një organizatë civile ndërkombëtare që realizon fushata për të nxitur kulturën paqësore përmes marrëdhënieve të miqësisë.