Alex Soros, djali i filantropistit George Soros, po i kalon pushimet në bregdetin shqiptar.
Ai ka postuar një foto teksa shihet në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ka postuar edh disa foto të bukurive shqiptare.
“Ishte fantastike të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës”, shkruan Alex Soros.