Avokati Saimir Vishaj, ka bërë një analizë të Reformës në Drejtësi, në kuadër të 5-vjetorit të miratimit të saj në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, Vishaj shkruan disa detaje, në lidhje me atë që prodhuan 5 vite reform.

Sipas tij, Vettingu shkarkoi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e meritonin të ishin në system, por gjithashtu sipas tij ka edhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e meritonin të iknin nga sistemi.

Avokati vë theksin te vakumet e krijuara në systemin gjyqësor, ndërsa ngre pyetjen a kemi tashmë kapacitete për ti plotësuar?

Gjithashtu ai shkruan se gushti do të jetë ” vapë e madhe për jakat e bardha”

“5 vjet reforme ku u bashkuan 140 deputet asnje kunder.

3 vite u krijuan Institucionet e reja..

Per here te pare mesuam “qeverisjen” e gjyqyltareve dhe prokuroreve, KLP dhe KLGj.

Per here mesuam SPAK dhe BKH.

Per here te pare kemi gjyqtar prokuror, avokat, minister, kryebashkiak, zv.ministra ne burge….

Ka te shkarkuar nga Vettingu qe e meritonin, por ka edhe shume gjyqtare dhe prokurore qe nuk e meritonin te iknin nga sistemi..

Kanë fituar magjistraturen femijet e te vettinguarve apo femije te te denuarish per krim te organizuar

Ka ne sistem qe kane kaluar vetingun te paafte.

A duhesh Vettingu???

A kemi kapacitete sot per ti zevendesuar?

Te presim Kuvendin e Ri…

Gushti do te jete ” vape e madhe per jakat e bardha”

Qui Vadis”-shkruan Saimir Vishaj.