Qeveria shqiptare ka përmbyllur me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të grave dhe fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë.
I dërguari Top Channel në Liban, gazetari Muhamed Veliu që është duke ndjekur këtë operacion riatdhesimi, raporton se është mundësuar marrja e 19 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga këto kampe. Parashikohet që ata të mbërrijnë në Shqipëri mesditën e të dielës.
Ekipi shqiptarë i përbërë nga Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama si dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit si dhe Kolonel Fauzi Shamaun zv. drejtor i sigurisë kombëtare libaneze krahu i djathtë i Gjeneral Abas Ibrahim drejtor i sigurisë kombëtare në Liban, ndodhen këto momente në zonën Al Hasaka në Sirinë Verilindore për të marrë 19 shtetasit shqiptarë. Ata fillimisht do të udhëtojnë drejt Damaskut e më pas do të mbërrijnë në Bejrut.
Të shpëtuarit nga ‘kampet e ferrit’, më pas do të qëndrojnë në një vendndodhje sekrete, nën ruajtjen e forcave të sigurisë dhe kujdesin personal të drejtorit të sigurisë kombëtare të Libanit Gjeneral Abas Ibrahim, pa angazhimin e të cilit kjo nuk do të arrihej.
Sikurse edhe në operacionin e dytë Tetorin 2020, kur u riatdhesuan një grua bashkë me katër fëmijë, në Bejrut ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Cuci dhe Gledis Nano drejtor i drejtorisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit.
Ata u pritën nga drejtori sigurisë kombëtare Gjenerali Abas Ibrahim.
Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme edhe kësaj here in forca shtytëse dhe organizative në terren e këtij operacioni të dytë. Ai tregon për Top Channel si u bë e mundur finalizimi me sukses.
“Më është dashur shumë kohë dhe energji e shpenzuar pasi për një operacion të tillë duhet një koordinim me shumë faktorë dhe aktorë. Pas riatdhesimit të parë, dhe të dytë kam qenë në kontakte intensvive me kryeministrin Edi Rama i cili më telefononte dhe kërkonte të dinte se çfarë progresi po bëhej.
Shumë kohë më parë unë kam bërë një premtim për ti kthyer të gjithë gratë dhe fëmijët në Shqipëri. Është një premtim i dhënë edhe kryeministrit Rama që po shkon drejt përmbushjes së plotë. Kemi ende punë përpara por me mbështetjen e gjeneralit Abas Ibrahim dhe shumë personave të tjerë që doja ti falenderoja, ne do t’ia arrimë me sukses ti kthejmë të gjithë gratë dhe fëmijët e mbetur“.
Në funksion të këtij operacioni të tretë të riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë në Bejrut në Shkurt 2021, ishte vetë ministri Bledi Çuçi, ku u takua me autoritetet vendase duke kërkuar ndihmë e bashkëpunim.
Edhe ministri Bledi Çuçi ndodhet në Liban për të ndjekur nga afër këtë operacion të tretë riatdhesimi.
“Kemi të bëjmë me operacionin e tretë më të madh të riatdhesimit. E vecanta është që në rastin e Shqipërisë riatdhesohen vetëm gra dhe fëmijë që janë viktima të kësaj tragjedie njerëzore. Nuk është asgjë më shumë se sa detyrimi kushtetues që kemi ndaj cdo shqiptari kudo që jeton. Mbetemi 100% të angazhuar që çdo viktimë e kësaj marrëzie të kthehet e të jetojë pranë familjeve në Shqipëri” deklaroi ministri Çuçi.
Alvin Berisha, “Extraction” 1&2…
Pas ndihmës dhe përpjekjeve të përbashkëta me palën italiane, në nxjerrjen nga Siria në Nëntor 2019 të Alvin Berishës, të mbështetur nga Marc Ghorayeb, vjeshtën e vitit të shkuar në sekret të plotë drejtori antiterrorit Gledis Nano bashkë me kolegun Indrit Doda zbatuan në terren një plan të mirë hartuar e mirëmënduar në detaje për një operacion të tillë tejet delikat.
Nano dhe Doda qëndruar 5 javë në Liban dhe Siri për të avancuar me operacionin e koduar “Extraction 2020″.
Pamjet e transmetuara nga Top Channel tregonin Marc Ghorayeb, Gledis Nanon dhe Indrit Dodën duke kërkuar shqiptarët nëpër çadrat e kampit Al Hol ku strehohen 75.000 persona.
Kjo punë në terren e Ghorayeb, Nanos dhe Dodës u kurorëzua me sukses.
Pasi mundëm të kthenin Floresha Rashën bashkë me tre fëmitë e saj dhe Endri Dumanin në Tetor 2020, Gledis Nano thotë për Top Channel se nuk humbën kohë dhe nisën përpjekjet bashkë me Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme për operacionin “Extraction2”.
“Edhe kësaj here me punën tonë treguam se Policia e Shtetit është e aftë të përfshihet në operacione të tilla të ndërlikuara edhe jashtë territorit të vendit tonë, duke kaluar të gjitha pengesat dhe sfidat. Që prej operacionit të parë bashkëpunimi me autoritetet e sigurisë Libaneze është zhviluar më tej dhe na bën optimist për kthimin e të gjithë grave dhe fëmijëve nga kampet siriane. Kemi ende shumë punë për të bërë. Mirënjohje e respekt për të gjithë kolegët në Policinë e Shtetit, vecanarisht stafin e Drejtorisë së Antiterrorit për punën dhe dedikimin në përfundimin e këtij operacioni që ne e kemi quajtur “Extraction 2021“.
Sipas drejtorit të antiterrorit shqiptarë Gledis Nano, edhe për personat e riatdhesuar puna jonë nuk mbaron këtu.
“Paralelisht me punën tonë sipas ligjeve në fuqi, duke zbatuar planin ndërinstitucional, këta persona i nënshtrohen një procesi ri-integrues në shoqëri” deklaroi për Top Channel nga Libani drejtori antiterrorit Gledis Nano të cilit për të tretën herë bashkë me kolegun Indrit Doda kanë ardhur si përfaqësues të policisë shqiptare.
I pyetur nga Top Channel se cili është hapi tjetër i operacionit Gledin Nano duke buzëqeshur tha:
“Kush e mendonte, por tashmë u bë rutinë“.
Ndihma e partnerëve
Top Channel mëson se për këtë operacion të dytë riatdhesimi krahas bashkëpunimit me autoritetet e sigurisë të Libanit ato vendore kurde në veri të Sirisë ka ndihmuar edhe një agjenci sigurie e një shteti partner.
Autoritetet lokale kurde dhanë dritën jeshile për këtë operacion të dytë pasi strukturat e tyre të inteligjencës, përfunduan procedurat kontrolluese nëse këta persona duhet të përballeshin me procese gjyqësore ndëshkuese si pjesë e ish Shtetit Islamik ISIS.
Për transportin e këtyre 19 grave dhe fëmive nga Siria drejt kufirit me Libanin ndihmoi Gjysëm Hëna e Kuqe Arabo-Siriane (Syrian Arab Red Crescent) nën koordinimin e Marc Ghorayeb.
Luftarët e Kalifatit Islamik
Këto gra dhe fëmijë mbërritën në Shtetin Islamik jo me dëshirën e tyre por të burrave disa prej të cilëve mbetën të vrarë në luftime nën flamurin e ISIS.
Xhihadistët shqiptarë që shpëtuan janë në disa burgje, kurde në Sirinë Veriore.
Autoritetet shqiptare të sigurisë janë hermetike, në dhënien e infomacionit që kanë për shqiptarët në burgjet kurde.
Të dhënat e agjencive shqiptare të inteligjencës, sugjerojnë se në Siri shkuan si xhihasistë rreth 140 luftëtarë nga Shqipëria.
Disa vite më parë një hetim i thelluar i drejtorisë së antiterrorit në bashkëpunim me prokuroren e athershme të prokurorisë së krimeve të rënda Elisabeta Ymeraj coi pas hekurave pas një procesi gjyqësor që zgjati 2 vjet, një grup rekrutuesisht prej 9 personash që dërgonin luftëtarë në Siri.
Grupi udhëhiqej nga Bujar Hysa, Genci Balla dhe Gert Pashja, të dënuar me 18 dhe 17 vite burg.
Por koston e të tilla rekrutimeve e paguan gratë dhe fëmijë e luftëtarëve shqiptarë, që pas rënies së Raqqa kryeqytetit të ISIS u mbyllën në ato që janë quajtur si kampet e ferrit apo laboratorët e ISIS, pllakosur nga kushtet skandaloze të higjenës ku nuk mungojnë vrasjet e përditshme.
Sfida
Megjithëse qeveria shqipatare e kryeministrit Edi Rama ia doli për të tretën herë të ndërmarrë këtë operacion riatdhesimi nga kampet e Sirirë, Top Channel mëson se në Al Hol dhe Roj kanë mbetur edhe rreth 30 gra dhe fëmijë të cilët në mesazhet zanore dërguat familjeve, transmetuar nga Top Channel, duan ti japin fundit jetesës problematike e të pasigurtë në këto kampe dhe mezi presin kthimin në Shqipëri.
Me angazhimin personal të kryeministrit Edi Rama, atë të Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit besohet dhe shpresohet që deri në mesin e vitit të ardhshëm të ketë përfunduar sjellja në atdhe e të gjithë grave dhe fëmijëve nga kampet siriane.