Eksperti britanik i udhëtimeve Simon Calder, ka vënë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në krye të listës së vendeve të rekomanduara për të kaluar pushimet për qytetarët britanikë.

“Po shoh në veçanti destinacionet në Ballkan, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Këto janë vendet e mija në krye të listës jeshile. Megjithëse njerëzit mund të preferojnë një shtet më të madh me shumë lidhje me Britaninë, në këtë rast do të sugjeroja Poloninë”, tha Calder.

Numri i ulët i infeksioneve të reja dhe numri i lartë i vaksinime e kanë bërë Shqipërinë një parajsë për vizitorët britanik. Vetëm javën e kaluar janë vaksinuar 70 mijë persona duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771.

Britania i ka ndarë shtetet në tre kategori, jeshile, portokalli dhe të kuqe. Jeshile janë vetëm ato destinacione ku ata mund të shkojnë dhe të kthehen pa qenë nevoja për asnjë testim apo karantinë.