Gjysmëfinalja e parë e Euro 2020 do të shfaq në ekran një përballje mes dy superfuqive të Europës, Italisë dhe Spanjë dhe eksperti Oli Coates ka analizuar se në cilat pika duhet të frikësohet La Roja në përballjen me Azzurri Është e kuqja e La Roja kundër të kaltërve të Azzurri, dy Kombëtare të mëdha që do të përballën për të siguruar një biletë për finalen e së dielës që do të luhet kundër Anglisë apo Danimarkës. Italianët kanë skuadrën më interesante në kampionatin Europian deri me tani, derisa spanjollët kanë pasur momente të nxehta dhe të ftohta derisa kanë arritur në gjysmëfinale. Skuadra e Luis Enriques kanë shanse që vetëm nëse luajnë në formën më të lartë që të fitojnë, por janë tri gjëra që Spanja duhet t’i frikësohet Italisë.
Mbrojtja e fortë
Ta lavdërosh një mbrojtje italiane mund të tingellosh si klishe, por forca e vijës së fundit e Azzurrëve nuk mund të injorohet. Dy mbrojtësit veteran, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini kanë qenë në formën e duhur gjatë tërë turneut, duke mbajtur portën e paprekur në tri ndeshje nga pesë ndeshje të zhvilluara. Gianluigi Donnarumma ende nuk ka pësuar gol nga loja e hapur në Euro 2020. Portieri i Azzurri ishte i zhgënjyer që i shënoi gol Austria, pasi që ai erdhi si një gol i lehtë nga korneri, pra gol i lehtë është fjala që mund ta përshkruajë penalltinë e dhuruara për Belgjikën në çerekfinale. Kjo u shënua nga sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku. Për më tepër, Donnarumma nuk ka pranuar më shumë se një gol në një ndeshje të vetme me Italinë, prej që ka bërë debutimin e tij më 2016. Nëse ai e zgjat këtë rekord do të ishte paraqitja e tij e 32-të për Kombëtaren të martën, kurse Italia do të kishte një mundësi të madhe që të shkonte në finale. Problemi i vetëm është mbulimi i krahut të majtë ku luan Leonardo Spinazzola. Lojtari i Romës ka qenë i mahnitshëm në Euro por ai dëmtoi thembrën e Akilit gjatë ndeshjes kundër Belgjikës.
Sulm i frikshëm
Sulmi i Italisë është njëri nga më të frikshmit këto vite. Ekziston një kohezion dhe rrjedhshmëri në fazën e tretë të sulmit te Azzurri, me skuadrën e Mancinit që ka bërë sulmin më të mirë të Italisë te të gjitha kohërave. Kjo tregon edhe faktin që Italia ka shënuar më shumë se tri gola në një Euro për herë të parë në histori në ndeshjen e parë kundër Turqisë. Pastaj ata shënuan edhe dy gola të tjerë kundër Zvicrës. Tifozët italianë do të shpresojnë që Ciro Immobiles do t’i kthehet golave dhe të krijon më shumë në sulm se sa ditëve të fundit. Sulmuesi i Lazios ka shënuar në dy ndeshjet e para të grupeve të Italisë. Ka shumë fuqi në sulm, me Lorenzo Insigne që shënoi një gol të bukur kundër Belgjikës por aty dinë të shënojnë edhe Federico Chiesa, Nicolo Barella dhe Manuel Locatelli. Italia ka shënuar 11 herë në pesë ndeshje të Euro 2020, por mbetet të shihet sa do të ndikojë mungesa e Spinazzolas në këtë kohezion të sulmit. Insigne nuk do ta këtë mbështetjen e njëjtë, kjo mund ta dëmtojë edhe lirinë e tij në depërtime ashtu sikur e kishte kundër belgëve. Nëse Emerson Palmieri starton nesër mbrëma, ai duhet të tregoj se mund të kontribuojë në sulm dhe mbrojtje.
Menaxhimi i lojës
Suksesi i Italisë deri këtu këtë verë është se ata kanë ditur të ndërtojnë mbrojtje solide dhe sulm klinik. Ata kanë arritur t’i mbajnë larg kundërshtarët e tyre dhe i kanë shfrytëzuar rastet e tyre kur i kanë pasur. Të dy këto gjëra janë kruciale, por gjëja e tretë është ajo që mund t’i dërgojë deri në fund Azzurrët në Euro 2020 – menaxhimi i lojës. Nëse kjo Italia arrin të dal përpara, ju duhet të përpiqeni shumë që të mbroheni. E pamposhtur në 32 ndeshjes, Azzurri janë mjeshtër të kontrollimit të ndeshjes. Kjo u pa kundër Belgjikës në ndeshjen e fundit, kur topi ishte në lojë për nëntë minuta në 21 minutat e fundit të ndeshjes. Italianët e merituan fitoren kundër Djajve të Kuq, e cila u bazua në sulmin e tyre të mrekullueshëm më herët në këtë ndeshje. Megjithatë, ata nuk frikësohen dhe të çrregullohen kur është e nevojshme.
Edhe pse Spanja ka shënuar një gol më shumë se italianët në këtë garë, La Roja ka dështuar ta kontrollojë ndeshjen. Skuadra e Enriques kanë pësuar pesë gola kurse Italia dy dhe nëse Spanja nuk e përmirëson menaxhimin e tyre të lojës, do të vuajnë shumë kundër Azzurrëve.