Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda Rama si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë darkuar me familjen e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe familjen e saj. Foto nga darka janë shpërndarë nga Dukagjin Lipa në Instagram, duke e quajtur rikthimin në Shqipëri një vizitë të paharrueshme.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes tuaj”, shkruan Dukagjin Lipa krahas fotove. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhej në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë.

Familja Lipa u takua në Tiranë me një sërë personalitetesh dhe personazhesh të njohura në vend, Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.