Pas shumë hamendësish, më në fund duket se ka një konfirmim: dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose AstraZeneca kundër koronavirusit janë efikase kundër variantit më ngjitës Delta, ashtu sic janë edhe kundër variantit të mëparshëm dominues Alfa. Një studim i ri, i publikuar në revistënmjekësore “New England Journal of Medicine”, konfirmon gjetjet e Autoritetit të Shëndetit Publik në Angli, të publikuara në muajin maj, rreth efikasitetit të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Sipas studimit, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.Dy doza të AstraZeneca-s, sakaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa. Aty thuhet se ndërkohë se një dozë nuk ofron mbrojtje të madhe në asnjërin rast.Varianti Delta i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës se variantet e mëparshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja paralajmëroi së fundi se ai mund të bëhet dominues brenda disa muajsh.Edhe zyrtarë të OBSH-së e kanë konfirmuar më herët se vaksinat janë efektive kundër variantit Indian. Deri tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në mbarë botën janë administruar mbi 3.7 miliardë vaksina kundër koronavirusit.