Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një ftesë për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen sfidës së Mandatit të Tretë, përmes nismës “Gati për Shqipërinë”.
Përmes rrjetit social Facebook, Rama ka treguar se çdo i interesuar mund të aplikoi në platformën e posaçme www.gatipershqiperine.al, e cila është e ndarë sipas fushave të interesit.
Me një video në të cilën paraqiten fragmente nga aplikantë që prezantojnë veten, kryeministri na uron një ditë të mbarë.
Kujtojmë se pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën ‘Gati për Shqipërinë’ ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plane për qeverisjen në mandatin e tretë.