Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë. Prova vjen nga Gjermania, aty ku bëri bujë vendimi i Adidas për të ulur jo pak, por me 50% cmimin e fanellave të kombëtares. Nëse deri një javë më parë, fanellat mund të bliheshin me 130 euro, tani mjaftojnë vetëm 65.Veçanërisht pas ndeshjes së fituar me Portugalinë, fanella më e kërkuar në treg ishte ajo e futbollistit të Atalantës Gossens, surprizues me një supër paraqitje.

Lojtari i krahut ishte vendimtar me dy asite dhe një gol në të vetmen ndeshje të fituar nga 4 që luajti kombëtarja gjermane në këtë Euro 2020. Duke qenë se nuk ishte shumë i njohur në Gjermani para këtij turneu, pasi kurrë nuk ka luajtur në Bundesliga, ishin të paktë ata që kishin fanellën e Gossens para këtij Europiani. Eleminimi i shpejtë, që erdhi në 1/8 kundër Anglisë, ndikoi menjëherë duke ulur shitjet e fanellave, edhe pse Gjermania do të luajë edhe kualifikueset e Botërorit me të njëjtën fanellë që kishte në Europian, por në krahasim me vitet e shkuara kërkesa ka rënë ndjeshëm.