Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt dhe nga Roma më datë 26.7.20121, se fluturimet e mëposhtme janë anuluar për shkak të një greve të kontrollorëve ajrorë në Itali.
Sipas njoftimit të AAC, janë anuluar fluturimet me linjën Alitalia
AZ 584 Romë 16.45 – Tiranë 18.10 si dhe Romë 13.30 – Tiranë 14.55
AZ 585 Tiranë 11.25 – Romë 12.50
AAC thekson se, udhëtimet e tjera të parashikuara me AZ 582 dhe AZ 583, (të cilat janë udhëtime me të njëjtat destinacione, por me orare të ndryshme) do të vijojnë të kryhen normalisht në këtë datë.