Antoine Griezmann e ka pranuar vendimin e Barcelona-s për ta nxjerrë në shitje. Sipas El Chiringuito, sulmuesi do të nxirret në shitje këtë javë. Francezi ka pranuar të largohet me kusht që klubi i tij i ardhshëm t’i paguajë të njëjtën rrogë që merr te Barça.
Skuadrat e interesuara për kampionin e botës janë PSG dhe Manchester City. Për momentin, Barça shpenzon 347 milionë euro për rrogat e lojtarëve dhe La Liga u ka kërkuar katalanasve ta reduktojë këtë shumë në 160 milionë euro në mënyrë që të respektojë tavanin e vendosur nga La Liga. Griezmann ka një kontratë me Barcelona-n deri në vitin 2024.