Kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë drejt fqinjit. Ministria e Jashtme njofton se të dyja pikat kufitare, ajo e Kakavijës dhe e Kapshticës do të funksionojë 2 orë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve. Ndërsa, përsa i përket pikës kufitare të Qafëbotës deri më datën 7 korrik do të funksionojë në të njëjtën mënyrë siç edhe ka funksionuar deri më sot, nga ora 08:00 deri në 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se vazhdon të kërkohet PLF, PCR, Rapid test, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit), për të gjithë udhëtarët. Ndërsa, numri i personave të cilët do të lejohet të kalojë çdo pikë kufitare është: Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë), Qaf botë: 250 vetë (08:00 me 16:00), Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve. Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona. Vazhdon të kërkohet: PLF PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit). Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë: • Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë) • Qafbotë: 250 vetë ( 08:00 me 16:00) • Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).