Eltoni, fermer nga Malësia e Madhe i është dedikuar prej vitesh bujqësisë dhe falë mbështetjes së Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ai ka rritur të dyfishojë sipërfaqen e tokës së mbjellë me kultura bujqësore, duke përdorur mekanikë bujqësore. Me mbështetjen grant nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ai ka përfituar traktorin e ri që i rrit rendimentin e punës dhe i ul kostot e prodhimit. Ndërsa është përfitues edhe i ki.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, ka sjellë shembullin e tij sot, si një histori suksesi, nxitur nga mesazhi i falenderimit që Eltoni i ka dërguar AZHBR-së, ku shprehet se “me mbështetjen që më keni dhënë po dyfishoj sipërfaqet e mbjellë edhe këtë vit. Po marr një cilësi më të mirë dhe sasi më të madhe prodhimi”.

Lidhur me këtë fakt, Krifca thotë se, fotot që na dërgon Eltoni, nga puna me tokën, na bëjnë krenarë. “Këto janë fjalë që na japin forcë për të punuar më shumë”,- shprehet Krifca. Eltoni që prej vitit 2018 është pajisur për herë të parë me NIPT, ai ka aplikuar për subvencione pranë AZHBR-së dhe çdo vit ka përfituar fonde për të mbështetur sipërmarrjen e tij.

Ai thotë se është asistuar nga ekspertët e AZHBR-së në çdo hap për të përfituar mbështetjen financiare. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, përmes programi IPARD II adresuar 60% grante për fermerët dhe subjektet e tjera që investojnë në mekanikë dhe teknologji të reja bujqësore.

IPARD ka pasur një fillim shumë të suksesshëm në Shqipëri, që kur nisi në fillim të vitit 2019 dy thirrjet e deritanishme për aplikime kanë tërhequr më shumë se 700 fermerë dhe biznese agroushqimore”. Më fermerë në të gjithë vendin janë lidhur kontrata financimi që arrijnë në më shumë se 16 milionë euro gjithsej dhe shumë kontrata të tjera që do të nënshkruhen në të ardhmen, bën të ditur AZHBR.