Ka trajnerë, që çdo tifoz në botë i njeh. Ka pseudonime futbolli, që çdo tifoz, nga më pak i interesuari tek më ekstremi, i njeh. José Mourinho është një emër i mirënjohur në botën e futbollit. Përveç zvoglimit “Mou”, portugezi është thjesht ai, i veçanti, “Special One”. Një titull që ish-trajneri i Portos, Real Madridit dhe Manchester United e mbart mbi vete pasi fitoi Ligën e Kampionëve të parë. Në stol në një moshë shumë të re, Mourinho bëri histori, duke e kthyer Porton në krye të Europës falë suksesit kundër Monakos, në finalen më befasuese të mijëvjeçarit të ri. Chelsea e milionerit të ri Abramovich e zgjodhiatë si trajner për të menaxhuar një mori emrash të mëdhenj. Në atë konferencë prezantimi të vitit 2004, në qendër të medias ndërkombëtare, mori jetë edhe pseudonimi historic “Special One”.
Siç u përmend, është qershori 2004 dhe konferenca e prezantimit të Mourinhos organizohet në Londër. Në “Stamford Bridge”, reporterët nuk kanë nevojë të bëjnë pyetje specifike për të gjetur përgjigje ose tituj lajmesh. Mou është një lumë përmbytës, gjithsesi, ndizet në fytyrë, fytyrë serioze dhe më pas, ajo fjali. Mourinho pyetet se çfarë ndjenjash ka te Chelsea, si është të arrish nga liga portugeze në atë më sfiduese të Premier League, pavarësisht një Champions-i në xhep, ndryshe nga blutë e Londrës, në agimin e futbollit të madh. Në atë konferencë, Mourinho vetëquhet i veçanti, “Special One”.
Mourinho bën listën e ekipeve të mundura prej tij për të arritur në finale dhe për të fituar Ligën e Kampionëve në stolin e Portos, duke mos parë kurrë poshtë: “Unë dua të fitoj, kemi lojtarë të mëdhenj. Nuk dua të jem arrogant, por unë jam trajner i veçantë”.Kjo është parathënie për atë që lëvizja në internet thjesht e përkufizoi si një moment legjendar. Mourinho pagëzoi veten me një term, që ende e mban mbi supe “Special One”: “Ju lutem mos më quani arrogant, por unë jam kampion europian. Prandaj, mendoj se jam një trajner i veçantë”. Përkufizimi i “Special One” lindi këtu, nga titujt e menjëhershëm në shtypin britanik dhe më gjerë. Ai do të testohej për ta mbajtur atë titull dhe me kalimin e viteve e meritoi, duke fituar tripletën me Interin, Ligën e Europës me Manchester United, trofe me Real Madridin dhe Chelsea, në disa raste.