Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi duket se ka dëshirë që t’i bashkohet Juventusit dhe për këtë ka biseduar me trajnerin e ri të Zonjës së Vjetër, Max Allegri, shkruajnë mediat në Francë. Këtë e dëshiron edhe Wanda Nara, gruaja e tij që ka dhënë disa shenja se kjo mund të ndodh në rrjetet sociale Derisa Paris Saint-Germain vazhdon të investojë shumë në lojtarë këtë verë, ku ka marrë Gianluigi Donnarumma nga Milani dhe mbrojtësin e krahut Achraf Hakimi, lajmet se Icardi po i përgatit valixhet që të largohet vetëm sa po shtohen.
28 vjeçari ishte larguar nga Interi më 2019, fillimisht si i huazuar me obligim blerjen për 50 milionë euro si dhe plus 22 milionë euro bonuse. Në klauzolën e tij ka ende 15 milionë euro që duhet paguar Interit në rast se ai largohet nga Paris Saint Germain për një klub në Serie A dhe kjo ishte bërë nga Interi që të ndalohet kalimi i tij në Juventus. Glirtimi në mes të Icardit dhe Zonjës së vjetër gjithmonë ka ekzistuar dhe tani pas kthimit të Allegrit lajmi përsëri ka filluar të shfaqet nëpër media. Sipas Footmercato, Allegri ka folur me Icardin gjatë përgatitjeve parasezonale dhe i ka thënë atij se do të dëshironte ta kishte argjentinasin në Torino.
Gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara po ashtu ka dhënë shenja në rrjetet sociale pasi që është parë duke veshur fanellën zemër me një logo të njëjtë me të Juventusit.