Mjekët besojnë se një ilaç eksperimental mund të kurojë Covid-in e zgjatur. Shpresat janë rritur shumë pasi një 59-vjeçari iu zhdukën simptomat brenda disa orësh pasi iu dha ilaçi.
Rasti është regjistruar në Gjermani. Ilaçi iu dha pacientit për ta trajtuar për glaukomë. Megjithatë fillimisht mjekimi ishte krijuar për të lu ftuar sëmundjet e zemrës.
Ekipi mjekësor mendoi se në mënyrën se si funksionon ilaçi mundi që ta ndihmojë pacientin në luftën kundër sëmundjes së syrit që më vonë do ta linte të verbër.
Por rezultatet ishin të habitshme duke bërë mjekët që të besojnë se ilaçi BC 007 mund të luftojë edhe Covid-in e zgjatur.
Sipas tyre, mjekimi neutralizon auto-antitrupat që sulmojnë trupin dhe janë të ngjashme me ato që krijojnë personat që kalojnë Covid dhe simptomat u zgjasin gjatë.
Sipas Daily Mail, simptomat e fundit të pacientit që është ende i paidentifikuar, si lodhja, humbja e shijes dhe përqendrimit u zhdukën shpejt.
“Përmirësimi u bë i dukshëm brenda pak orëve”, thanë mjekët në Bavari. Shkencëtarët që kanë bërë zbulimin thanë se tashmë do të nisin provat klinike për të përcaktuar suksesin e kurimit të Covid-it të zgjatur me anë të këtij ilaçi.
Ekspertët nuk dinë shumë rreth Covid-it të zgjatur, një term që përdoret për të përcaktuar rastet kur simptomat zgjasin më shumë se një muaj.
Studime të ndryshme kanë zbuluar se personat që vuajnë nga Covid-i i zgjatur kanë një numër të lartë auto-antitrupash të cilat janë proteina që prodhohen nga sistemi imun që sulmon organet.
Ato janë ndryshe nga antitrupat, të cilat qëndrojnë në sistemin imun për të luftuar sëmundjet, ndër to edhe koronavirusi.
Ndërkohë ilaçi i shpikur së fundmi është në fazat klinike dhe nuk është sjellë ende në treg. Me rezultatin e treguar nuk dihet edhe vlera që do të ketë nëse del për shitje.