‘Për ne është një zhgënjim që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për Integrimin në BE’, kështu ka deklaruar nga Shkodra ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
Diplomati italian nënvizoi se ato kanë mbështetur që në fillim integrimin dhe çeljen e negociatave dhe do të vazhdojnë duke mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
‘Për ne është një zhgënjim që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për integrimin e në BE. Ne kemi mbështetur që në fillim integrimin dhe çeljen e negociatave dhe do të vazhdojmë që të bëjmë të njëjtën gjë. Megjithatë kjo është vetëm çështje kohe, kjo pasi integrimi i Shqipërisë nuk është më çështje e Shqipërisë, por një çështje evropiane.’- tha ndër të tjera ambasadori italian Bucci.
Ambasadori italian po ashtu foli edhe për Reformën në Drejtësi, ku deklaroi se bashkëpunimi mes partive politike është shumë i rëndësishëm që kjo reformë të ecë para.