Nga Spanja këmbëngulin mbi mundësinë e transferimit të Antoine Griezmann tek Juventus.

Sulmuesi 30-vjeçar, i transferuar te Barcelona në verën e 2019-ës nga Atletico Madrid për 120 milionë euro, nuk ka bindur në krah të Leo Messi-t dhe katalanasit janë të gatshëm ta largojnë për të kursyer rrogën prej 18 milionë eurosh në sezon që merr lojtari.

Sipas Sport, Juventus do ta marrë sulmuesin në rast të një largimi të Cristiano Ronaldo-s.

Për momentin bëhe fjalë vetëm për hipoteza dhe, ndër të tjera, duhet bindur francezi, i cili kërkon me ngulm të kthehet tek Atletico nëse nuk do të vazhdojë eksperiencën e tij te Barcelona.