Kreu i PD Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi para firmosjes se marreveshjes me sloganin 'Shqiperia, shtepia qe fiton', ku percaktohen piketat mbi te cilat do vijoje koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve te 25 prillit. Kjo marreveshje permban 13 pika, ku kryesorja eshte nxjerrja e vendit nga kriza. Gjate nenshkrimit moren pjese Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, /r/n/r/nDP leader Lulzim Basha and SMI Chairwoman Monika Kryemadhi prior the signing of the agreement under the slogan 'Albania, the house that wins', which defines the points on which the coalition will continue after the April 25 elections. This agreement contains 13 points, the main one being to get the country out of the crisis. Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku participated in the signing of the agreement.

Pesëvjetori i miratimit të Reformës në Drejtësi përkon si për koincidencë me rikthimin në Parlament të opozitës shqiptare. Pesë vite më parë ishte pikërisht kjo opozitë që bashkoi votat me mazhorancën dhe i hapi rrugë ndryshimeve kushtetuese, për të nisur procesin e gjatë të Vettingut në sistemin e drejtësisë që nxori jashtë sistemit gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, që nuk justifikonin pasuritë.

Vendimi i parë i Vettingut ishte ai i shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo nga Gjykata Kushtetuese. Që nga ajo kohë shkallë e parë gjykimit, KPK ka dhënë 421 vendime në total, prej të cilave 174 janë konfirmime në detyrë, 155 janë vendime shkarkimi nga detyra, 56 janë vendime kur procesi është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjekteve të rivlerësimit, 8 vendime për pushim dhe 25 raste pa vendim përfundimtar dhe tre vendime për pezullimin nga detyra për 1 vit.

Shkalla e dytë e vlerësimit, KPA ka përfunduar shqyrtimin për 109 prej këtyre çështjeve. Në 79 raste është lënë në fuqi vendimi i KPK-së, në 17 raste ka rrëzuar vendimin e KPK-së dhe ka shkarkuar subjektet e rivlerësimit dhe vetëm në tre raste ka ndryshuar vendimin e KPK-së duke konfirmuar në detyrë të subjekteve të rivlerësimit.

Pas pesë vitesh kemi procesin e ripërtëritjes së institucioneve të drejtësisë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Parlamenti ka hapur procedurën për katër vendet vakante në këto institucione të drejtësisë, dy në KLGJ dhe dy në KLP. Dy institucione të rëndësishme që merren me emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ky proces natyrshëm pritet të realizohet edhe me angazhimin e PD-së në Parlament. Por jo vetëm kaq, pas pesë vitesh është koha që edhe vetë Parlamenti të bëjë një analizë dhe bilanc për këtë reformë, për të shqyrtuar mundësinë dhe të ndryshimeve të reja të ligjore, për të cilën duhen 84 vota. Në tryezën e realizuar një ditë më parë u hodh ideja edhe të ndryshimeve të reja ligjore me qëllim përmirësimin e këtij procesi. Ndërsa veç KLGJ dhe KLP, pritet që edhe institucioneve të tjera të drejtësisë të jenë pjesë e ndryshimit.

Sot pas pesë vitesh, një pjesë e opozitës, veçanërisht LSI-ja e cila është me ashpër dhe anatemon reformën. PD-ja ka qenë më e rezervuar, ndërsa nuk ka ngurruar që të vlerësojë edhe punën e SPAK në arrestimin e zyrtarëve socialistë si kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe ish-zv/ministren e Brendshme, një qëndrim për t’u përshëndetur.

Nga tryeza e organizuar për reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj, ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në qëndrimet e tyre vlerësuan procesin e rezultatet e reformës në drejtësi. Këtu vlen të përmendet qëndrimi i ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili apeloi që pwr reforma në drejtësi tw jetw e qwndrushme duhej angazhimi i lidershipit politik, duke nënkuptuar bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës.

“Prandaj më lejoni të përfitoj nga rasti sot për të kërkuar më shumë qëndrueshmëri, më shumë bashkëpunim dhe konsultim, si dhe më shumë udhëheqje nga të gjitha palët e spektrit politik, nga të gjitha institucionet e drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike”, u shpreh Soreca.

Pavarësisht skeptikëve, reforma në drejtësi ka pasur progres dhe se rezultatet e saj po ndihen dhe do të ndihen akoma më tej në forcimin e institucioneve dhe në ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar. Vetë kryedemokrati Basha në qëndrimet e tij gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pati deklaruar se opozita ka një paketë kushtetuese që prek edhe procesin e reformës në drejtësi.

Prandaj është koha që opozita të ketë një qasje tjetër ndaj reformës në drejtësi, jo atë të anatemimit nga foltoret e selive, por të pranojë bashkëpunimin me mazhorancën në Parlament, qoftë edhe duke i miratuar ligjet e shumicës së cilësuar apo prekur Kushtetutën. (Shqip)