Teksa ka marrë fjalën sot në Kuvendin Kombëtar të PD, deputetja Jorida Tabaku i ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen bashkë për t’u përballur me këtë pushtet, përballje e cila sipas saj kërkon vendosmëri, guxim dhe force. Gjatë fjalës së saj, Tabaku theksoi se çdo demokrat duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë dhe hatërmbetjet .
PD duhet të shndërrohet në një parti fleksibël, inteligjente dhe efiçente për të prodhuar rezultate edhe në kushtet më të vështira në të cilat do të na vendosë Rama dhe mazhoranca e përzier e partisë-shtet dhe krimit të organizuar. Për t’u përballur me këtë pushtet që mbyt këdo na duhet vendosmëri, guxim dhe forcë! Çdo demokrate dhe demokrat do të duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë tona, mërzitë tona dhe hatërmbetjet tona; kundërshtari ynë nuk është në këtë sallë, nuk është as mes demokratëve, tha ndër të tjera Tabaku.