Këshilltari i Lulzim Bashës Martin Henze i ka shkruar një koment në Twitter ambasadores Yuri Kim duke i treguar se sa personalitet i shquar është Sali Berisha.
“Ambasadore, ata bëjnë njerëz si Sali Berisha, i cili ka bërë shumë për Perëndimin dhe Shqipërinë, një njeri të Perëndimit, natyrisht, si çdo qenie njerëzore gjithashtu ka bërë gabime, por ato janë të parashkruara dhe i vendosin në anën tjetër me kriminelët, kjo nuk është gjë e mirë” shkruan Henze mbi një fotografi të Yuri Kim e cila shoqërohej nga ministrat Niko Peleshi dhe Elisa Spiropali.
Pavarësisht se shumë e konsiderojnë si personazh të trilluar, Henze është një person real. Ai i është shitur audiencës shqiptare si krahu i djathtë i Angela Merkel, më vonë si zyrtar i lartë CDU-së, pastaj si këshilltar i CDU-së, pastaj si ekspert gjerman, dhe në fund thjesht si një gjerman që e ka punësuar Lulzim Basha për të marrë leksione në Twitter prej tij. (TemA)