Kaliumi është një lëndë ushqyese e rëndësishme që luan një rol kyç në forcën e muskujve, funksionin nervore dhe shëndetin e zemrës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm 4,700 mg në ditë, mungesa e tij mund të çojë në lodhje, ngërçe muskulore, takikardi dhe marrje mendsh. Me siguri keni dëgjuar që bananet janë plot kalium, në fakt një banane e mesme përmban 422 mg lëndë ushqyese. Më poshtë ju sugjerojmë burime alternative të pasura të kaliumit:
Perime me gjethe-Një filxhan selino e gatuar përmban 961 mg kalium, që është më shumë se dyfishi i sasisë së një banane të mesme. Spinaqi i preferuar i Popeye përmban 839 mg për filxhan (i gatuar) dhe një filxhan panxhar i gatuar ka më shumë se 1,300.
Bishtajoret -Disa varietete, përveç që janë të pasura me fibra dhe proteina, janë gjithashtu të pasura me kalium. Fasulet e bardha përmbajnë 1,189 mg për gotë, edamame 970 mg dhe thjerrëzat 731 mg.
Avokado-Një avokado përmban më shumë se dy herë më shumë kalium sesa një banane (975 mg).
Kos-Nëse jeni duke kërkuar për një meze të lehtë të shëndetshme, asgjë nuk është më mirë se kosi natyral i thjeshtë me 579mg kalium në rreth 200 gramë.
Salce domatesh-Salca klasike për makaronat tona është një burim sekret i kaliumit, me 728 mg në çdo filxhan.
Shalqi -Një fetë e vogël freskuese e shalqirit do t’ju japë 641 mg kalium.
Kungull-Një filxhan kungull i gatuar përmban përveç vitaminës A dhe omega-3, 582 mg kalium
Salmon i konservuar-Salmoni i konservuar ju ofron përveç vlerave të vlefshme për shëndetin e zemrës omega 3,487 mg kalium në secilën paketë prej 150 gramësh.
Patatet-Një patate e pjekur mesatare siguron 751 mg kalium, ndërsa një patate e ëmbël mesatare siguron 542 mg.
Hurma – Kajsi të thata – Rrush të thatë-Megjithëse duhet të kemi parasysh përmbajtjen e lartë të sheqerit në të gjitha këto fruta të thata, secila hurmë na jep 167mg, 7 filxhanë kajsi 257mg dhe 42 gram rrush të thatë 322mg kalium.