Qeveria greke ndryshon masat e hyrjes në pikat të kalimit kufitar që e lidhin me Shqipërinë. Nëqoftëse deri tani shtetasit që kanë dashur të hyjnë në shtetin fqinj kanë qënë të detyruar të kenë me vete testin PCR, testin e shpejtë ose pasaportën e vaksinimit por edhe formularin online PLF të plotësuar, tani grekët për të gjithë shtetasit shqiptarë do të kërkojnë testin PCR të kryer në spitalet shtetërore.

Kjo do të thotë se shpenzimet e shqiptarëve që do të kalojnë në Greqi për pushime do të jenë zero. Megjithatë edhe ditën e sotme një njoftim i tillë nuk ka ardhur në Stacioin e Policisë Kufitare të Kapshticës. Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë duke mos e pasur zyrtarisht këtë njoftim kanë qënë të detyruar të jenë të pajisur me të njëtat kërkesa.

Nga ana tjetër burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë bëjnë me dije se fluksi i lëvizjeve ka qënë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë hyrë e kanë dalë 3449 shtetas. Numri më i lartë është regjistruar në hyrje ku konkretisht kanë hyrë 1811 shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërsa kanë dalë 1638 shtetas.