Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 2 v ik tima nga COVID-19. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë gjithashtu sot janë regjistruar 17 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 12 persona. Deri tani në Kosovë, 107 mijë 785 e persona janë infektuar me këtë virus. Që nga fillimi i pandemisë 2 mijë e 260 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: #Bashkëiadalim 02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.

Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vd ekj es. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Në total numri i rasteve aktive është 172.