Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë. Krasniqi ka fituar votëbesimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK-në për katër vitet e ardhshme. Dhe kundër tij kanë votuar vetëm shtatë delegatë. Gjatë fjalimit në Konventën e PDK-së , Krasniqi tha se asgjë e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në
“Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka bërë transformimin më të madh në historinë e Kosovës. Asgjë e qëndrueshme, e madhe dhe e rëndësishme nuk ka ndodhur pa PDK-në. Nëse ka pasur zhvillim, investim, arsim, e rritje të mirëqenies, kjo ka qenë periudha jonë në qeverisje nga 2008 deri në 2017. Ky është rrëfimi ynë i vërtetë dhe këtë e dinë qytetarët. Nuk do të lejojmë që këtë rrëfim ta shtrembërojnë dhe ta errësojnë të tjerët, sepse është i qartë si drita. I matshëm, i prekshëm, real dhe diçka që e ka përjetuar dhe prekur secili”, ka thënë ai.
Ai përmendi dhe qeverinë “Kurti”, për të cilën tha se po e rrezikon perspektivën e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës.
`“Sot, për fat të keq, të gjitha këto arritje po rrezikohen me qëllim të keq, nga mentaliteti mohues dhe mosmirënjohjes i qeverisjes aktuale, duke e rrezikuar edhe vetë perspektivën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.
Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”. Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004