Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka humbur jetën nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 9 raste të reja, ndërsa janë dhënë 5,251 doza të vaksinës kundër Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë që nga fillimi i fushatës së vaksinimit 57, 994 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105, 405 të prekur.